“De Jong bën gjithçka më të lehtë” – De Roon flet për lojën krahas yllit të Barcelonës

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, është një prej lojtarëve me të ardhmen më të ndritur në botën e futbollit.

Sport

08/06/2019 12:16

Lojtari ka një potencial të jashtëzakonshëm, gjë që kemi mundur ta shohim edhe në ndeshjet e tij me Ajax, por edhe në ato me kombëtaren e Holandës, siç ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve kundër Anglisë.

Barcelona është skuadrat që ka arritur marrëveshje me lojtarin, dhe nga sezoni i ardhshëm, De Jong do të luajë me fanellën e katalanëve.

Disa fjalë për ndjenjën se si është të luash krahë De Jong ka thënë edhe Marten de Roon, i cili luan me Atalantan.

“Ë bën gjithçka më të lehtë, sepse ai krijon hapësira, i merr lojtarët me vete” ka thënë de Roon, transmeton lajmi.net.

“Ai gjithmonë pret një sekondë më shumë për ta luajtur topin, kërkon për pozicionim më të mirë” ka thënë tutje lojtari holandez.

“Për mua është kënaqësi e madhe të luaj me të, sepse shoh kualitetet e tij. Si mesfushor, e bën më të lehtë të luash. Unë mund të them vetëm gjëra të mira për të” ka thënë ndër të tjerash de Roon.

Frenkie de Jong pritet që të rifreskojë repartin e mesfushës tek Barcelona, dhe pas paraqitjeve të fundit tifozët po presin me padurim debutimin e tij me fanellën ‘Blaugrana’. /Lajmi.net/