De Gea zbulon të dashurën

Portieri i Manchester United, David de Gea po kalon një formë tejet të jashtëzakonshme këtë edicion me skuadrën e tij në Premier Ligë. Sidoqoftë, ai tani ka vendosur të ndajë kohën e tij me të dashurën.

Sport

23/12/2014 10:21

Veç kësaj momente të mira ai duket se po kalon edhe me të dashurën e tij, Edurne Garcia Almagro, e cila duket mjaft e bukur dhe joshëse.

Ish portieri i Atletico Madridit, me një fotografi të postuar në Instagram, i uroi njëherit edhe ditëlindjen të dashurës së tij.

”Shumë gjëra bëhen më mirë, çdo vit. Ti je njëra nga ato. Të dua shumë”, shkroi portieri 23 vjeçar, duke i drejtuar fjalët e ëmbla të dashurës së tij.