De Gea-Real Madrid, vendim i papritur

David De Gea nuk do të transferohet te Real Madridi.

Sport

05/03/2017 13:49

Portieri spanjoll ka vendosur të refuzojë çdo ofertë nga “Los Blancos” në verë, për të qëndruar në “Old Trafford”.

Sipas “TMW”, De Gea është i lumtur nën urdhërat e Jose Mourinhos dhe dëshiron të mbetet te Unitedi, pasi që skuadra ka gjasa reale që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, përcjellë “lajmi.net”.

Me të marrë këtë lajm, drejtuesit e Realit kanë ndërruar objektiv dhe tashmë synojnë Thibaut Courtoisin e Chelseat.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6