De Gea nuk shkon në Real
Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea nuk do të transferohet në Real Madrid, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jorge Mendes.
Sport
David de Gea nuk do të transferohet në Real Madrid, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jorge Mendes.
Portieri i Manchester Unitedit është duke u kërkuar nga Los Blancos.
Mirëpo, Mendes ka insistuar se klienti i tij do të mbetet në Old Trafford.
“David një ditë në Real Madrid? Në këtë moment është duke u paraqitur shumë mirë, është në periudhë të formës së jashtëzakonshme dhe ka kontratë me Unitedin të cilën do ta respektojë”, deklaroi Mendes për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.