De Gea në dyshim kundër PSG-së

David De Gea është në dyshim për ndeshjen e ardhshme të cilën Manchester United e luan ndaj PSG-së në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/11/2020 09:30

Portieri i “Red Devils” pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Southampton ku goditi shtyllën pas një goditje nga James Ward-Prowse.

Spanjolli u largua menjëherë nga loja, dhe dyshohet se pësoi lëndim në gju.

Trajneri i Manchester United, Ole-Gunnar Solskjaer, duke folur pas ndeshjes për “Sky Sports” tha:  “Duhet ta kontrollojmë De Gean, shpresojmë që do të jetë në rregull për të mërkurën, por nuk jam i sigurt”./Lajmi.net/