De Gea me vendim të madh për të ardhmen

David De Gea po qëndron në Manchester United pasi ka rënë dakord me kontratën e re që e sheh atë të bëhet portieri më i paguar në botë.

Sport

16/07/2019 08:33

Marrëveshja e tij e re do të thotë se tani do të fitojë 400 mijë euro në javë.

28-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës aktuale ku fitonte 200 mijë funte në javë dhe mund të kishte lënë ‘Old Trafford’ si një lojtar i lirë verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

PSG kishte shpresuar të joshte spanjollin në kryeqytetin francez, por intervenimi i trajnerit Solskjaer ka qenë jetik për vendimin e portierit.

De Gea kërkoi siguri nga Ed Woodward për të ardhmen e klubit. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e një ekipi të aftë për të sfiduar për trofe të mëdhenj. /Lajmi.net/