De Gea i thotë “po” Realit
David de Gea është i gatshëm të transferohet në Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea është i gatshëm të transferohet në Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave spanjolle, ylli i Red Devils ka mirëpritur mundësinë e kalimit në Santiago Bernabeu.
Madje, De Gea raportohet se i ka dhënë aprovimin drejtuesve të Realit që të paraqesin ofertë për shërbimet e tij, duke llogaritur në gatishmërinë e tij për kalim në Madrid.