De Gea i gatshëm të ulë pagën për të qëndruar në United

David De Gea dëshiron të qëndrojë në ‘Old Trafford’. Sipas ‘The Sun’, Manchester United tashmë ka aktivizuar opsionin që kishte për David De Gea në mënyrë që ai të vazhdojë në klub edhe për një sezon. Portieri spanjoll dëshiron të qëndrojë edhe më gjatë dhe shpreson të nënshkruajë për tre vjet në një rinovim të…

Sport

22/01/2023 19:08

David De Gea dëshiron të qëndrojë në ‘Old Trafford’.

Sipas ‘The Sun’, Manchester United tashmë ka aktivizuar opsionin që kishte për David De Gea në mënyrë që ai të vazhdojë në klub edhe për një sezon.

Portieri spanjoll dëshiron të qëndrojë edhe më gjatë dhe shpreson të nënshkruajë për tre vjet në një rinovim të ri, por e di që nuk do të jetë e mundur për të njëjtin çmim.

Kjo gazetë sqaron se De Gea tashmë i është shprehur drejtuesve të United se tani ka prioritet rinovimin dhe nëse do t’i shkurtohet paga për të qëndruar, do ta bëjë këtë.

Ata shtojnë se kjo ulje do të ishte më shumë se 25% e listës së pagave për lojtarin më të paguar të skuadrës aktuale.

Ky vendim do të mbyllet së shpejti dhe pa mbërritur vera./Lajmi.net/