De Gea “godet” Realin: Atletico e meritoi Ligën e Kampionëve

David De Gea ka thënë se Atletico Madrid e ka merituar fitoren në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/06/2016 16:01

Portieri spanjoll, David De Gea, beson se Atletico Madridi e ka merituar më shumë Ligën e Kampionëve se sa Real Madridi.

Sipas tij, “Los Colchoneros” kanë eliminuar kundërshtarë shumë më të vështirë se sa “Los Blancos”, rrugës për në finale.

“Mendoj që Atleti ka eliminuar rival më të vështirë dhe e kanë merituar ta fitojnë garën më shumë se sa Real Madridi”, u shpreh De Gea, përcjell Lajmi.net.

Portieri i Man Utd ishte pjesë e Atleticos në të kaluarën, ndërsa para një viti ishte afër kalimit në Real Madrid.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.