De Gea, futbollisti i muajit në Man Utd

Portieri David de Gea është zgjedhur futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit për muajin tetor, me 70 për qind të votave në sondazh.

Sport

01/11/2014 13:01

Tifozët e Manchester Unitedit kanë zgjedhur portierin David de Gea si futbollistin më të mirë për muajin tetor. Reprezentuesi spanjoll fitoi 70 për qind të votave në sondazh.

Edhe pse nuk e ruajti portën e pamposhtur në asnjë ndeshje gjatë muajit të shkuar, De Gea ishte në formë të mirë derisa United mposhti Evertonin, para barazimit në udhëtim te West Bromëich Albion dhe në Old Trafford ndaj liderit të Premierligës, Chelsea.

23-vjeçari ndali penalltinë e Leighton Baines kundër Evertonit, kurse dëboi topin pas një dueli një kundër një me mesfushorin e Chelseas, Eden Hazard.

“Ndihem shumë mirë, e di se jam pjesë e një klubi që ka tifozët prej më të mirëve në botë dhe që kanë besim në mua. Jam shumë i lumtur me ta. Më kanë përkrahur në qdo ndeshje dhe gjithmonë janë me mua. Ata janë të mrekullueshëm”, deklaroi De Gea për “ManUtd.com”.