De Bruyne për pozicionimin e Atletico: Shumë e vështirë, nëse keni kritika shkoni dhe provojeni vet

Kevin De Bruyne ka dhënë disa komente pas fitores ndaj Atletico Madrid.

Sport

05/04/2022 23:03

Ylli belg vulosi fatin e ndeshjes, me golin e shënuar në minutën e 70’, duke i dhënë fitoren kështu skuadrës së Man City.

Por, mesfushori thotë se gjithçka ishte shumë e vështirë në këtë ndeshje, si pasojë e pozicionimit të Atletico Madrid.

“Shumë e vështirë. Pesë në mbrojtje dhe pesë në mesfushë. Shumë e vështirë të gjesh hapësira”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Nëse dikush thotë diçka për këtë ndeshje, i rekomandoj të shkojnë dhe ta provojnë vet në stërvitje”, shtoi belgu.

Manchester City duhet të ruajë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit në ‘Wanda Metropolitano’. /Lajmi.net/