De Bruyne: Man City duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve për t’i dhënë Silvas lamtumirën perfekte
Kevin De Bruyne ka synimin te trofeu i Ligës së Kampionëve.
Sport
Manchester City vazhdon të jetë në garë për ‘veshmadhen’ këtë edicion, dhe ndeshjen e radhës e luan kundër Real Madrid.
Kevin De Bruyne pret që skuadra e tij të shënojë triumf këtë edicion në Ligën e Kampionëve, për t’i dhënë kështu David Silvas lamtumirën perfekte.
“Do të jetë humbje e madhe. Kjo është pse marrim lojtar të rinj dhe mësojnë nga ai. E bëra vet, dhe shpresoj se ne mund të mbyllim sezonin mirë për të. Do të ishte fantastike po të fitonim Ligën e Kampionëve kështu që ai mund të shkonte në atë mënyrë”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.
“Është mirë të qëndrojmë në ritëm”, ka thënë mes tjerash belgu.
Manchester City gëzon epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë, dhe tashmë duhet të ruajë këtë epërsi në ‘Etihad Stadium’.
Silva ndërkohë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Premierligë me Manchester City dhe do të largohet në fund të sezonit me City. /Lajmi.net/