De Biasi zbulon shanset e Shqipërisë në kualifikimet e EURO 2020
Gianni De Diasi ka folur rreth shortit të Shqipërisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Sport
Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se ai beson së paku në vendin e dytë.
“E përsëris, Shqipëria duhet të besojë te vendi i dytë dhe te kualifikimi”, tha fillimisht trajneri italian për panorama sport, përcjell “lajmi.net”.
“Portugalia në “Euro 2016” kishte staturën e Francës sot, por Serbia me Danimarkën nuk janë si Islanda me Turqinë.
“Besoj se Shqipëria me këto dy të fundit do të rivalizojë deri në fund për vendin e dytë.
“Me gjithë respektin, por besoj se ato nuk janë si Danimarka me Serbinë”, ka shtuar më tej De Biasi.
Shqipëria është në Grupin H, me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. /Lajmi.net/