De Biasi zbulon formacionin anti-Danimarkë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka folr për ndeshjen e ardhshme që Shqipëria do e luaj kundër Danimarkës.

Sport

04/07/2015 21:11

De Biasi, në një intervistë për TV Klan, i ka cilësuar dy ndeshjet e ardhshme si shumë të vështira, ku ka thënë se shprëson që ta ketë në dispozicion ekipin më të mirë, kurse formacioni do të jetë i ngjajshëm, si kundër Armenisë.

“Do të luajmë që në shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën”, transmeton indeksonline.

“Në atë moment kampionatet janë në fillimin e tyre dhe do të afrohen natyrisht ata lojtarë, të cilët janë më në formë. Do të jetë një formacion i thuajse i ngjashëm me atë që patëm në takimin me Armeninë, duke përjashtuar të dëmtuarit e mundshëm, natyrisht Mavrajn”, ka thënë De Biasi.