De Biasi: Votova për Ronaldon

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka zbuluar se ai votoi Cristiano Ronaldon për ta fituar Topin e Artë të këtij viti.

Sport

18/12/2014 17:08

Sipas mediave shqiptare, trajneri italian ka votuar për anëtarin e Real Madridit, kurse në vend të dytë ka vendosur për portierin e Bayern Munchen, Manuel Neuer.

Veç De Biasit ka votuar edhe kapiteni i përfaqësueses tonë, Lorik Cana i cili ende nuk ka zbuluar votën e tij, pasi mbetet ende e fshehtë.

Siq dihet në garë për ta fituar çmimin më prestigjoz individual, përveç Ronaldos e Neuerit, është edhe argjentinasi, Lionel Messi.