De Biasi vendos rekord me Kombëtaren

Gianni De Biasi, do ta drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë për herë të 32 në ndeshjen kundër Portugalisë, shifër kjo të cilën nuk e ka arritur askush para tij.

Sport

06/09/2015 18:13

Italiani i cili e ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, në sfidën ndaj Danimarkës u barazua me gjermanin, Hans-Peter Brigel, ndërsa me ndeshjen ndaj Portugalisë, De Biasi do të bëhet trajneri që e ka drejtuar më së shumti Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton Sportal.

Gianni e mori drejtimin e Shqipërisë më 14 dhjetor 2011 dhe që atëherë në 31 ndeshjeve të zhvilluara ai e ka thyer edhe një tjetër rekord.

Italiani i ka rezultatet më pozitive se cilido përzgjedhës i mëparshëm i Shqipërisë. De Biasi ka arritur ti fitoi 12 nga 31 ndeshjet e zhvilluara, ka barazuar në 8 dhe i ka humbur 11 prej tyre.