De Biasi vazhdon me Shqipërinë

Gianni de Biasi do të vazhdojë të jetë selektor i Shqipërisë. Strategu italian ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Federatën shqiptare të Futbollit (FSHF). De Biasi nuk arriti të udhëheq kuqezinjtë drejt barazhit ose kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014, mirëpo puna e tij është vlerësuar nga krerët e FSHF-së që ia kanë besuar…

Sport

24/10/2013 14:14

Gianni de Biasi do të vazhdojë të jetë selektor i Shqipërisë. Strategu italian ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Federatën shqiptare të Futbollit (FSHF).

De Biasi nuk arriti të udhëheq kuqezinjtë drejt barazhit ose kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014, mirëpo puna e tij është vlerësuar nga krerët e FSHF-së që ia kanë besuar drejtimin e ekipit edhe për dy vjetët e ardhshme.

“Kam nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Federatën shqiptare të Futbollit. Jam shumë i lumtur. E falënderoj FSHF-n dhe të gjithë tifozët e Shqipërisë”, shkroi De Biasi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Shqipëria e mbylli ciklin eliminator për Kampionatin botëror 2014 duke përfunduar në pozitën e pestë në Grupin E me 11 pikë nga dhjetë ndeshje.