De Biasi sulmon Serbinë
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka kritikuar Serbinë për atmosferën që mbizotëroi gjatë ndeshjes së ndërprerë në Beograd.

Sport
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka komentuar sërish incidentet në Beograd, gjatë ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
“Ekzistonte një klimë e urrejtjes ndaj shqiptarëve, unë si italian e përjetoja në një mënyrë tjetër”, deklaroi De Biasi për “Sky Sport”.
“Janë gjëra që nuk i kam parë kurrë më parë. Droni? Dikush që bën diçka të tillë është një i çmendur, por ajo ka mundur të jetë vetëm një provokim”, u shpreh ai.
Kujtojmë, Komisioni Disiplinor i UEFA-s mori vendim skandaloz duke regjistruar ndeshjen në favor të Serbisë me rezultar zyrtar 3:0.