De Biasi: Serbia i “ndihmoi” Shqipërisë
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se humbja nga Serbia i ndihmoi skuadrës së tij në duelin e fundit kundër Armenisë.

Sport
Humbja nga Serbia në Elbasan Arena ishte shumë e rëndë për Kombëtaren shqiptare dhe tifozët kuqezi.
Por, selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se humbja nga Serbia i ndihmoi skuadrës së tij në duelin e fundit kundër Armenisë.
“Ne jemi skuadër më e mirë se ata në forcën e grupit dhe luftën për njëri tjetrin. Unë i kam thënë ato fjalë pas ndeshjes sepse jam i bindur se gabimet tona në atë duel do të mundohemi të mos i përsërisim më”, u shpreh ai gjatë Procesit Sportiv në Top Channel.