De Biasi: Ky është lojtari më i rrezikshëm i Zvicrës

Gianni De Biasi ka thënë se e njohin mirë Xherdan Shaqirin, andaj ai do të jetë njëri nga lojtarët që do të mbrohet me shumë kujdes.

Sport

10/06/2016 19:15

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, deklaroi se i njeh shumë mirë cilësitë e Xherdan Shaqirit dhe ai do të jetë një nga lojtarët që do të mbrohet me kujdes nga kuqezinjtë.

“Ai është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Një lojtar që e njohim mirë, i njohim vlerat dhe gjithçka që ka Shaqiri. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes”, u shpreh tekniku italian, transmeton Panorama Sport.

“Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë, në mënyrë që të krijojmë besim pas thuajse 20 ditëve grumbullim. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur”,-tha De Biasi