De Biasi-Januzajt: Të lutëm më thirr

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka treguar se vazhdon të tentojë të kontaktojë me Adnan Januzajn rreth përfshirjes së tij në skuadrën kuqezi, por pa sukses. Strategu italian kohë më parë kishte pranuar se e ka shumë të vështirë të komunikojë me yllin kosovar të Manchester Unitedin dhe deklaroi se e ka më të…

Sport

11/02/2014 14:33

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka treguar se vazhdon të tentojë të kontaktojë me Adnan Januzajn rreth përfshirjes së tij në skuadrën kuqezi, por pa sukses.

Strategu italian kohë më parë kishte pranuar se e ka shumë të vështirë të komunikojë me yllin kosovar të Manchester Unitedin dhe deklaroi se e ka më të lehtë të: “Kontaktoj me Papën se sa babanë e Januzajt”.

Kurse, tani për Corriere dello Sport është shprehur se: “I kam dërguar një mijë mesazhe dhe nuk më është përgjigjur kurrë…”.

Ndër të tjera De Biasi lavdëroi portierin kosovar të Lazios, Etrit Berisha, i cili është paraqitur në secilën ndeshje deri më tani më 2014 për skuadrën romake.

“Të luante titullar në derbi ishte një ngjarje e madhe për të, dhe Berisha nuk zhgënjeu. Qëndrimi dhe sjellja e tij në portë janë të egra, por kjo e përmirëson atë. Jam i bindur që te Lazio do të përmirësohet shumë në të ardhmen”, theksoi ai.