De Biasi: Ja ku do të përfundoj Juventus

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka analizuar krizën e Juventusit në sezonin e ri në Serie A.

Sport

29/09/2015 10:04

Gianni de Biasi i beson Juventusit.

Selektori i Shqipërisë pret që “Bianconerët” të dalin nga kriza e thellë që i ka prekur në fillim të këtij sezoni në Serie A.

Ai beson se gjiganti torinez do të rikthehet të luftoj për kreun e tabelës.

“Juventus sigurisht se do të rikthehet dhe do të luftojë për një vend në kreun e tabelës”, deklaroi ai për mediat italiane.

“Ky Kampionat ka dëshmuar se nuk ekziston një skuadër që dominon”, u shpreh De Biasi.