De Biasi: Ja çfarë do të bëjmë në Francë

Selektori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni de Biasi ka folur për aventurën e ardhshme të skuadrës së tij në Euro 2016.

Sport

21/10/2015 08:53

Selektori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni de Biasi i pyetur nga media italiane për kualifikimin e parë historik të kuqezinjëve në Europian, ka thënë se djemtë e tij nuk do të shkojnë në Francë me peshën e përgjegjësisë.

“Ne do të shkojmë në Francë pa pasur peshën e përgjegjësive të mëdha, port ë vetëdijshëm se asgjë nuk është e pamundur. Do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të shpresojmë që gjatë këtyre tetë muajve që na ndajnë nga Euo 2016 të kemi më pak dëmtime dhe futbollistë që luajnë vazhdimisht në ekipet e tyre”- theksoi tekniku italian për median italiane.