De Biasi i thotë Fiorentinës: Blijeni Xhakën, është si Gattuso

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka lavdëruar dhe e ka këshilluar Fiorentinën që të blejë mesfushorin e Baselit dhe të Kombëtares sonë, Taulant Xhakën duke thënë se ai ka tipare si të Gennaro Gattusos.

Sport

30/06/2015 22:29

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thurur lavde për futbollistin kosovar, Taulant Xhaka.

Duke folur për Fiorentina.it, De Biasi deklaroi se Xhaka është një luftëtar i vërtet në stil të Gennaro Gattusos, transmeton Express.

“Xhaka? Ishte një befasi e madhe për mua. Ai fizikisht është si Gattuso, me më shumë cilësi”, u shpreh De Biasi, përcjell Express.

“Ai nuk dorëzohet kurrë, ka cilësi të mira. Vrapon, është dinamik, ka gjuajtje të mira jashtë zonës.. është interesante, edhe pse i ri ka shumë përvojë”, shtoi tutje italiani.