De Biasi e lavdëron Bashën

Gianni De Biasi e ka lavdëruar mesfushorin kosovar, Migjen Basha, të cilin e konsideron një lojtar mjaft kualitativ dhe të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare. Selektori i Kombëtares shqiptare është i bindur se futbollisti nga Theranda i ka kualitetet e duhura për të luajtur në formacionin bazë të Torinos, por që lëndimet e njëpasnjëshme ia vështirësuan…

Sport

27/03/2014 14:30

Gianni De Biasi e ka lavdëruar mesfushorin kosovar, Migjen Basha, të cilin e konsideron një lojtar mjaft kualitativ dhe të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare.

Selektori i Kombëtares shqiptare është i bindur se futbollisti nga Theranda i ka kualitetet e duhura për të luajtur në formacionin bazë të Torinos, por që lëndimet e njëpasnjëshme ia vështirësuan punët dhe e lanë pa luajtur në ndeshjet e fundit tek Granata.

“Për shkak të disa problemeve të vogla fizike, kjo ia limiton angazhimin. Në aspektin e kualitetit të djaloshit dhe karakteristikave fizike, është një lojtar që trajneri Ventura e njeh mjaft mirë dhe që mund ta angazhojë pa problem. Por, këtë nuk po e bën për shkak të, siç e thashë, disa problemeve të vogla”, deklaroi fillimisht trajneri italian në një intervistë për uebfaqen TorinoGranata.it.

“Në ndeshjen e fundit që e ka luajtur me mua në Tiranë nuk ka pasur asnjë problem dhe e ka bërë një lojë të jashtëzakonshme. Më pas është kthyer në Torino dhe i janë shfaqur problemet, të cilat nuk e lanë ta tregojë atë që di ta bëjë”, përfundoi De Biasi.

Basha, i rritur në Zvicër, është bërë lojtar i rëndësishëm i Kuqezinjve në ndeshjet e fundit, duke shfaqur siguri dhe duke u bërë një urë lidhëse në mes mbrojtjes dhe sulmit.