De Biasi blindon ekipin

Në seancën e parë Biasi ka preferuar të rezervojë një stërvitje më të lehtë për futbollistët që janë aktivizuar të dielën me Etrit Berishën dhe lojtarët që aktiviziohen në Zvicër si Gashi, Abrashi , Xhimshiti, Sadiku etj që kanë zhvilluar një seancë më të reduktuar.

Sport

06/10/2015 09:26

Ka nisur zyrtarisht java anti-Serbi.

Kombëtarja shqiptare ka filluar ditën e hënë përgatitjet me një pjesë të futbollistëve që janë thërritur për takimin e 8 tetorit.

Grupi ende nuk është plotësuar i gjithi pasi disa futbollistë do të mbërijnë me më pak vonesë për shkak të impenjimeve me klubet e tyre.

Kapiteni Lorik Cana edhe pse nuk luajti në ndeshjen e fundjavës në kampionatin francez mes Nice dhe Nantes është shfaqur në stërvitje i qetë.

Në seancën e parë Biasi ka preferuar të rezervojë një stërvitje më të lehtë për futbollistët që janë aktivizuar të dielën me Etrit Berishën dhe lojtarët që aktiviziohen në Zvicër si Gashi, Abrashi , Xhimshiti, Sadiku etj që kanë zhvilluar një seancë më të reduktuar.

Trajneri De Biasi ka blinduar Hotelin ku ndodhen kuqezinjtë në mënyrë që futbollistë të jenë sa më të qetë dhe të përqëndrohen plotësisht te ndeshja vendimtare me Serbinë.