Davutoglu: Në Srebenicë është vrarë edhe njerëzimi, dhe jo vetëm boshnjakët

16:05 | 11 Korrik 2015

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davetollgu sot në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë para të pranishmëve tha se është e nevojshme të tregohet solidariteti me viktimat në mënyrë që gjenocidi i tmerrshëm mos të ndodhë më askund, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sa herë që vij këtu dhe kaloj nëpër varrezat lexoj emrat e të vrarëve. Disa ishin të rinj dhe disa të vjetër. I imagjinoj orët e fundit para se u vranë. Unë gjithmonë mendoj se secili prej tyre përfaqëson njerëzimin”, tha Davutoglu.

Ai vuri në dukje se në Srebrenicë në korrik të 1995 është vrarë edhe njerëzimi, dhe jo vetëm boshnjakët.

“Ata që vranë këtu mbi 8.000 boshnjakë, ata kanë vrarë edhe njerëzimin dhe dinjitetin njerëzor. Këtu vijmë të përfaëqësojmë njerëzimin, dhe kjo është për të gjithë ne një detyrë e shenjtë. Ata që kanë vrarë këta njerëz, kanë vrarë edhe secilin prej nesh”, ka thënë kryeministri turk.

Ai vuri në dukje se komunideti ndërkombëtar nuk ka arritur të parandalojë gjenocidin që ndodhi në korrik të 1995.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka arritur të parandalojë këto ngjarjet tragjike. Nëse ne, liderët politikanë, nuk arrijmë të jemi të bashkuar mund të gjendemi përsëri në situatë të ngjasjme. Gjithmonë themi kurrë më, por ndodhë.

Këtu duhet të ndërtojmë shpirtin e paqës dhe të kthejmë dinjitetin njerëzor. Prandaj, nuk mund të propagandojmë urrejtjen dhe hakmarrjen. Suksesi i Bosnjës do të jetë suksesi i njerëzimit, prandaj duhet të mbështesim Bosnjën dhe Hercegovinën”, u shpreh kryeministri turk.