Davis sikur të gjithë ne kur ishim fëmijë – bërtiti “KOBE” pasi shënoi tre pikëshin e fitores

Të thirrësh emrin e Kobe Bryant kur hedh mbeturinat në kosh ka qenë pjesë e secilit që njihte sado pak basketbollin.

Sport

21/09/2020 08:45

Por, jo vetëm fëmijët kanë idolizuar aq shumë Koben. Mbrëmë, Anthony Davis i LA Lakers, ish skuadrës së Kobe (i ndjerë), realizoi një tre pikësh që fitoi ndeshjen e dytë të finales perëndimore kundër Denver Nuggets.

Pasi topi kishte përfunduar në rrjetë, AD kishte thirrur ‘KOBE’, dhe këtë e ka konfirmuar edhe në konferencën për shtyp.

“Unë e bëra (thirra KOBE), pasi ai shënonte këso gjuajtje që fitonin ndeshjet”, ka thënë Davis, i pyetur nëse thirri KOOBE, transmeton lajmi.net.

“Nuk doja që të humbnim me fanellën e zezë, të dizejnuar nga Kobe”, kanë qenë mes tjerash fjalët e yllit aktual të Lakers.

Davis shënoi mbrëmë 31 pikë në fitoren e Lakers kundër Denver Nuggets. /Lajmi.net/