Davis gjen ritmin, Lakers mposht Utah Jazz dhe sigurojnë vendin e parë në Konferencën Perëndimore

Pas një nate të vështirë ndaj Toronto Raptors, Anthony Davis është rikthyer të shkëlqejë në përballjen ndaj Utah Jazz.

Sport

04/08/2020 08:42

Në fund, LA Lakers fituan me rezultat 116:108 – duke siguruar kështu play-offin për herë të parë pas vitit 2013 dhe vendin e parë për herë të 17-të në histori.

Davis realizoi hiq më pak se 42 pikë këtë takim, duke ndihmuar me 12 kërcime dhe katër asistime. LeBron James ndërkohë kishte 22 pikë, tetë kërcime dhe nëntë asistime.

Te Jazz dy më të dalluarit ishin Donovan Mitchell me 33 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, kurse Conley shtoi 24 pikë, dy kërcime dhe tetë asistime.

Rezultatet në ndeshjet e tjera:

New Orleans Pelicans 109:99 Memphis Grizzlies

Philadelphia 76ers 132:130 San Antonio Spurs. /Lajmi.net/