Davies pranon nofkën ‘Zogu vrapues’ – falënderon Muller që ia vuri këtë emër

Alphonse Davies është befasia më e këndshme nga Bayern Munich këtë sezon.

Sport

31/05/2020 09:16

Mbrojtësi i krahut të majtë po regjistron paraqitje spektakolare me fanellën e Bayern Munich.

Shpejtësia ësthë ajo që e veçon lojtarin, i cili dje tejkaloi shpejtësinë prej 35km/h, gjatë ndeshjes kundër Fortuna Dusseldorf.

Pas ndeshjes, ai u pyet për nofkën të cilën Thomas Muller, e e cila është ‘Zogu vrapues’ (nga filmi vizatimor)

“E njoh filmin vizatimor. E shihja kur isha i vogël”, ka thënë Davies, transmeton lajmi.net.

“Po, unë jam i shpejtë. E mora si kompliment atë që Muller më quajti ‘Zogu vrapues’. Është nofkë e mirë për mua”, ka shtuar kanadezi.

Davies po aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes së Bayern, dhe po tregon që zëvendësuesi i Alaba veçse është në ‘Allianz Arena’. /Lajmi.net/