David uron “Spice Girls” për turneun, ka një mesazh të veçantë për Victorian

Bashkëshorti i Victoria Beckham, David, ka uruar vajzat e "Spice Girls" për rikthimin pas shumë vitesh në një turne.

ShowBiz

25/05/2019 15:06

David Beckham në urimin për grupin “Spice Girls”, ua bëri me dije që është vetëm një “Posh”, duke iu referuar Victorias, shkruan lajmi.net.

Meqë ky turne i grupit të famshëm nisi pa Victrian, ky duhet të jetë mesazhi më i mirë që ajo e ka pranuar këto ditë.

“Si dikush që ka jetuar me Posh Spice në 23 vitet e fundit, e di se sa emocionale do të jetë… Por, dua t’ju uroj shumë fat vajzave në turneun e tyre fantastik. Do të ketë vetëm një Posh Spice”, ka shkruar ai.

“Spice Girls” mbrëmë kanë performuar në Dublin, ku priteshin me padurim nga fansat e tyre.

Megjithatë, ka pasur reagime të shuma pas këtij koncerti, pasi që fansat u zemëruan për problemet me zërimin. /Lajmi.net/