David Luiz i befason të gjithë, transferohet atje ku nuk pritej

E ardhmja e David Luiz duket larg ‘Stamford Bridge’.

Sport

11/01/2019 22:05

Mbrojtësi brazilian, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Chelsean, e cila përfundon në muajin qershor.

‘Blutë’ e Londrës deri më tani nuk kanë shprehur vullnet për arritjen e një marrëveshje të re për vazhdimin e kontratës me Luiz.

Kjo situatë, ka bërë që 30 vjeçari të nis bisedimet me skuadrat që po shprehin interesim për shërbimet e tij.

‘Mirror’ shkruan se Luiz ka nisur bisedimet me Luiz, për t’i rikthyer në Portugali gjatë verës, përcjell ‘lajmi.net’.

Luiz edhe në të kaluarën ka veshur fanellën e Benfica, që në 83 paraqitje ka shënuar katër gola./Lajmi.net/