David ‘Flappy Bird’ Moyes
David Moyes ka irrituar tifozët e Manchester Unitedit për pjesën më të gjatë të sezonit, me dështimin për transferimin e top futbollistëve dhe taktikës së tij që nuk ka sjell fryt. Andaj, duket sikur ishte e natyrshme që strategu skocez të përzgjidhet si fytyra e re e versionit më të ri të lojës Flappy Bird…

Sport
David Moyes ka irrituar tifozët e Manchester Unitedit për pjesën më të gjatë të sezonit, me dështimin për transferimin e top futbollistëve dhe taktikës së tij që nuk ka sjell fryt.
Andaj, duket sikur ishte e natyrshme që strategu skocez të përzgjidhet si fytyra e re e versionit më të ri të lojës Flappy Bird – loja e bezdisshme që përshkoi botën – e që u hoq nga tregu gjatë kësaj jave nga kreatori i saj.
Por, duket se së paku një tifoz i futbollit dëshiron rikthimin e saj, me një modifikim të vogël.
Në një video të publikuar në Instagram, në vend të zogut të bezdisshëm është paraqitur fytyra e Moyesit si cak i ri për t’ju shmangur pengesave, që janë të paraqitura me logot e klubeve.
Mirëpo, derisa Manchester Unitedit ka humbur shumë pikë deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë, Moyes nuk e kaloi as pengesën e parë, Fulhamin.