David dhe Victoria Beckham nënshkruajnë kontratë 16 milionëshe me “Netflix”
Çifti Beckham kanë nënshkruar me gjigantin "Netflix" për dokumentar, që tregon atë që nuk shohim nga jeta e tyre.

ShowBiz
David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë arritur një marrëveshje 16 milionë funtash me Netflix, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Çifti me pasuri 769 milionë funta, do të shfaqet në një seri televizive, përqendruar në jetën e 45-vjeçarit David, me një ekip kamerash që e ndjek atë përreth.
Por, shikuesit do të shohin edhe pjesë ‘qesharake’ për ditët e para të njohjes së tij me ish-anëtaren e “Spice Girl”, Victoria, 46 vjeçe.
Një burim i tha The Sun: “Ky është një çift i vërtetë për Netflix dhe do të tregojë një anë krejtësisht të ndryshme për Davidin, atë që publiku shumë rrallë mund ta shohë”.
“Familja e Davidit janë të gjithë arkivues masiv, ata e kanë dokumentuar me krenari karrierën e tij që kur ishte djalë dhe kanë mbajtur të gjitha prerjet e vjetra të gazetave lokale, të dhënat e shkollës dhe fotot e ekipeve gjatë gjithë viteve”, shton ai.
Ai burim theksoi se do shfaqen edhe pamje të vjetra që dokumentojnë jetën e Davidit, duke e ndjekur atë në gjithë botën ndërsa ai përmbush edhe sipërmarrje të ndryshme biznesi.
Seriali fillon me Davidin duke luajtur futboll në kopshtin e pasëm me babanë e tij të dashur Ted, dhe përmban intervista dhe komente nga e gjithë familja.
Ish-shokët e tij të Anglisë, Manchester United dhe Real Madrid, duke përfshirë si Ronaldo, Gary Neville, Cristiano Ronaldo dhe Ryan Giggs do të shfaqen në atë seri.
Seriali mendohet të transmetohet në fillim të vitit 2022 dhe vjen pasi David krijoi kompaninë e tij të medias dhe produksionit Studio 99, të cilët po e xhirojnë projektin. /Lajmi.net/