Dauti “i harron” skandalet e Qeverisë Haradinaj, thotë se do mbahet mend vetëm për të mirë

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka thurur lavde vëllai të tij, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme

22/08/2019 16:07

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka thurur lavde vëllait të tij, ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria dhe legjislatura e kaluar do të mbahet mend për formimin e Ushtrisë dhe për siç tha ai, pamundësimin e ndarjes së Kosovës, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarërsisht dallimeve që kishim.

Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.

Për një Kosovë 100%.

Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen. /Lajmi.net/