Daut Haradinaj: Vlora Çitaku na e ka zbardh fytyrën në Këshillin e Sigurimit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lajme

02/03/2017 23:11

Ai ka komentuar përfaqësimin e Kosovës në OKB nga Çitaku, duke thënë se është ndier krenar me kundërpërgjigjet e saj ndaj përfaqësuesve serbë në Këshillin e Sigurimit.

“Ajo vajzë me të vërtetë po na e zbardhë ftyrën, çdo paraqitje e saj sinqerisht në Këshill të Sigurimit është e jashtëzakonshme”, u shpreh Haradinaj në “Komitet”.

Ambasadorja Çitaku në OKB kishte dënuar ashpër mbajtjen e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë për shkak të urdhërarrestit të Serbisë.

Deputeti i AAK-së ka thënë se lëvdatat ndaj Çitakut nuk vinë vetëm për shkak të mbrojtjes së Haradinajt në OKB, por, siç thotë ai, edhe për përfaqësimet e mëhershme dinjitoze të saj.