Daut Haradinaj e sfidon Përparim Ramën, prezanton projekt për teleferikun në Dragodan

Pasi kandidati i LDK-së, Përparim Rama tha se në vend të Stadiumit “Fadil Vokrri” mund të bëhet një liqen artificial dhe stadiumi të zhvendoset në një vend tjetër, Daut Haradinaj ka shfaqur sot një ide të kësaj kategorie po aq interesante.

Lajme

22/09/2021 13:34

Kandidati i Aleancës [AAK] për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar një projekt publiko-privat shumë atraktiv.

Qytetarët nga komuna e Arbërisë [Dragodanit] por edhe të zonave tjera të kryeqytetit kanë arsye që të jenë shumë optimistë.

Daut Haradinaj nëse fiton garën për kryetar të Prishtinës do t’i lidh arbëriotët/dragodanasit me qendrën e qytetit përmes teleferikut.

Kjo pa dyshim se do ta bënte Arbërinë zonën më atraktive të kryeqytetit.