Dashuria në luftë

21:09 | 7 Tetor 2016

Ndryshe nga çiftet e tjera, ato mes guerilëve brenda Forcave të Armatosura Revolucionare, apo FARC, janë të dëshiruar për të qëndruar së bashku në mënyrë që të kapërcejnë vështirësitë e rreziqet. Për herë të parë një grup gueril të FARC në provincën perëndimore të Caucas në Kolumbi ka lejuar kamerën e një televizioni të hyjnë brenda kampit të tij për t’i ofruar publikut një tjetër anë të jetës së tyre, atë romantiken.

Vizita ekskluzive e televizionit qendror kinez u realizua vetëm pak para se presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, dhe lideri i FARC, Timoleon Jimenez, të nënshkruanin marrëveshjen e paqes më 24 gusht, pas gati 4 vitesh negociata.

Që në orët e para të mëngjesit ata mblidhen për diskutime, ku çështja kryesore është ajo e ujdisë për paqen dhe ulja e armëve. Por edhe pse në një kontekst të vështirë, ku kryefjalë është lufta, këtu kanë lindur edhe histori dashurie.

FARC i lejon marrëdhëniet mes guerilëve të seksit të kundërt, dhe pasi marrin miratimin të dashurit mund të flenë bashkë në tendë si çift i martuar. Alexander dhe Tatijana janë të lidhur prej një muaji dhe janë njohur gjatë një manovre.

“Kur ndaluam për një pushim gjatë një manovre, ajo më ofroi ndihmë për hapjen e tendës. Kështu filluam të bisedonim”, tregon Alesander.

“Ai kujdeset për mua dhe më ndihmon shumë, veçanërisht me grumbullimin e ushqimit për kampin tonë”, thotë Tatijana. “Para pak ditësh kur isha i sëmurë, ajo u kujdes për mua si një infermiere e devotshme”, ndërhyn Alexandri.

Vetëm pak metra më larg jetojnë Milena dhe William, të lidhur prej 4 vjetësh. Me të dashurit e zemrës këta njerëz mund të ndajnë gëzimin dhe frikën, edhe pse romanca vjen në plan të dytë dhe janë të vetëdijshëm se gjithçka mund të përfundojë në një çast.

“Detyra vjen e para dhe nëse nuk vritemi kemi edhe një mundësi tjetër për të qëndruar bashkë”, shprehet Milena.

Premtimet afatgjata janë një luks për këta luftëtarë të cilët ashtu si të gjithë kolumbianët shpresojnë për vendosjen e paqes reale e afatgjate që do të mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin./tch  1475757366_20160319-colombia-slide-x8cy-superjumbo 1475757372_3500 1475757381_20160319-colombia-slide-fhbi-superjumbo-v3 1475757388_0003064d_medium