“Dashuria në distancë”, Adriana ndan momente të bukura me Keith

Adriana postoi disa video të bukura me Keith.

ShowBiz

14/04/2021 15:02

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld shpeshherë janë larg njëri-tjetrit, ngase Keith duhet të udhëtojë jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.

Por, dashuria në distancë nuk është e mërzitshme për ta, ngase dyshja komunikojnë vazhdimisht përmes telefonit dhe ndajnë momente të shumta nga çdo ditë.

Adriana tregoi për fansat se si ata bashkëbisedojnë me kamerë kur përgatitin ushqimin, ushqehen, vallëzojnë, bëjnë batuta e flenë.

Aktorja së fundi i bëri dedikim publik Keith, teksa u fotografua me një buqetë lulesh në duar, të cilën ia kishte dhuruar ai.

Adriana Matoshi është emër shumë i suksesshëm në aktrim, ajo së fundi sfidoi veten në politikë, duke fituar ulësen e deputetes në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Lajmi.net/