Dashuria e Zanettit
Javier Zanetti ka konfirmuar dashurinë e tij ndaj Interit. Mbrojtësi argjentinas, i rikthyer nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit, ka kohë që është në dispozicion të trajnerit Walter Mazzarri, por nuk ka zënë vend në formacionin bazë të Nerazzurrëve. Krejt kjo zgjoi spekulime se ai mund të largohet nga klubi në fund të…

Sport
Javier Zanetti ka konfirmuar dashurinë e tij ndaj Interit. Mbrojtësi argjentinas, i rikthyer nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit, ka kohë që është në dispozicion të trajnerit Walter Mazzarri, por nuk ka zënë vend në formacionin bazë të Nerazzurrëve.
Krejt kjo zgjoi spekulime se ai mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Chelsea dhe Jose Mourinho shprehën interesim për transferimin e tij në Stamford Bridge, por Zanetti ka insistuar se mendja e tij qëndron vetëm në Inter.
“Objektivi im ishte të rikthehem nga lëndimi dhe të dëshmoj se sërish mund të jem i dobishëm. Ajo që tani ka rëndësi është e ardhmja e ekipit, rikthimit në Evropë, pastaj do të shohim”, deklaroi Zanetti për Gazzetta dello Sport.
“Jam në dispozicion, edhe për të luajtur menjëherë. Lidhja ime me këtë klub nuk do të përfundojë kurrë, nuk varet nga kontrata. Shpresoj të vazhdoj të jem i dobishëm. Nuk kam caktuar ende ndonjë takim me presidentin Thohir, por do të bisedojmë, sigurisht. Nuk kam asnjë kërkesë për t’ia paraqitur”, u shpreh ikona e Nerazzurrëve.