Dashuria e madhe e Theo për Milan – pati oferta nga City, PSG e Chelsea, por nuk konsideroi asgjë
Theo Hernandez me shumë gjasë do të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Milan.

Sport
Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, është një nga lojtarët më produktiv në pozitën e tij, në futbollin evropian.
Francezi ka marrë pëlqimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, por ai me gjasë do të nënshkruajë me Milan.
Mediat angleze thonë se Man City, Chelsea dhe Paris Saint Germain ishin skuadrat konkrete që kontaktuan lojtarin, por ai kurrë nuk shqyrtoi ofertat, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi thuhet se tashmë do të vë firmën e tij në një kontratë të re me Milan, e cila do ta mbante deri në vitin 2026.
Në kontratë pritet të jetë edhe opsioni për të vazhduar kontratën edhe për një vit. /Lajmi.net/