Dashuri Speciale

Tash e tri vjet u largua nga Serie A, ku për dy stinorë e udhëhoqi Interin, mirëpo Jose Mourinho vazhdon të jetë trajneri më i dashur në Itali. Sipas një sondazhi nga Eurosport.it, menaxheri i Chelseas ka dalë në pozitën e parë në konkurrencën e trajnerëve më të dashur në Itali, edhe pse me një…

Sport

13/11/2013 20:21

Tash e tri vjet u largua nga Serie A, ku për dy stinorë e udhëhoqi Interin, mirëpo Jose Mourinho vazhdon të jetë trajneri më i dashur në Itali.

Sipas një sondazhi nga Eurosport.it, menaxheri i Chelseas ka dalë në pozitën e parë në konkurrencën e trajnerëve më të dashur në Itali, edhe pse me një dallim minimal ndaj përcjellësit të parë. Mourinho mori gati 8000 vota, 26% të tyre.

Besoni apo jo, Special One doli në pozitën e parë me vetëm një votë më tepër se trajneri i Juventusit, kampion në dy edicionet e fundit në Serie A, Antonio Conte. Strategu i Bianconerëve, po ashtu në 26% u desh të ngushëllohet me pozitën e dytë.

‘Podiumin’ e kompletoi pasardhësi i Mourinhos në Real Madrid, Carlo Ancelotti me 25%.

Kurse, në pozitën e katërt gjendet trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, i cili në Itali ka qenë i angazhuar vetëm si futbollist, por asnjëherë si trajner. I fundit, i pesti doli selektori i Italisë, Cesare Prandelli.