Dashuri e përjetshme

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e tij. Por, reprezentuesi argjentinas insistoi se nuk planifikon të largohet nga gjiganti katalan. “Synimi im është të mbetem përgjithmonë këtu”, deklaroi Messi gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle Marca. Manchester City, Paris Saint-Germain e…

Sport

21/11/2013 14:00

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Por, reprezentuesi argjentinas insistoi se nuk planifikon të largohet nga gjiganti katalan.

“Synimi im është të mbetem përgjithmonë këtu”, deklaroi Messi gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Manchester City, Paris Saint-Germain e shumë klube të tjera të pasura kanë shprehur interesim për Messin por gjithmonë kanë marrë përgjigjen e njëjtë: “Jo, faleminderit”.

“Më vjen mirë që ka interesim ndaj meje. Është krenari kur thuhen fjalë pozitive por jeta ime është në Barcelonë”, shtoi ai.

Me Messin aktualisht të lënduar, Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery konsiderohen si favoritë për ta ndërprerë dominimin katërvjeçar të argjentinasit në Topin e Artë.

“Cristiano është gjithmonë në nivel të lartë, duke shënuar gola dhe është duke gëzuar një rol të futbollistit kryesor në klub dhe Kombëtaren e tij. Tani mund të jetë momenti i tij më i mirë por ka pak dallim mes atij që është sot dhe atij që ishte më parë”, theksoi Messi.