DASh: Për depërshkallëzim është i nevojshëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller ka folur rreth zhvillimeve më të fundit në Banjskë të Zveçanit. Teksa komentonte qëndrimin që NATO përmes KFOR-it të marrë kontrollin e plotë mbi veriun për të parandaluar depërshkallëzimin, ka thënë se për t’u qetësuar situata, të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar, përcjell lajmi.net.…

Lajme
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller ka folur rreth zhvillimeve më të fundit në Banjskë të Zveçanit.
Teksa komentonte qëndrimin që NATO përmes KFOR-it të marrë kontrollin e plotë mbi veriun për të parandaluar depërshkallëzimin, ka thënë se për t’u qetësuar situata, të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar, përcjell lajmi.net.
“Mendojmë se është e rëndësishme që, të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ndër tjerash Miller.
Kujtojmë gjithashtu faktin se Lajçak si lehtësues, ka marrë besimin për të vazhduar me rrugën përpara, pas takimit me përfaqësues të Italisë, Gjermanisë e Francës, ku pjesëmarrës ishte edhe Escobar.
Ndryshe, operacioni i Policisë së Kosovës tashmë ka përfunduar, ndërsa siç ka thënë për lajmi.net, Veton Elshani, drejtor i policisë për rajonin e veriut, gjatë ditës së nesërme, përkatësisht pas orës 09:00 do të dihen hapat e mëtutjeshëm.