DASH-i i “duartroket” bashkëpunimit Kosovë-Serbi në Merdare

Departamenti amerikan i Shtetit  e ka mirëpritur bashkëpunimin mes palës kosovare dhe asaj serbe në Merdare, ku dogana dhe policia e të dy shteteve tanimë janë stacionuar në një objekt.

Lajme

14/10/2020 11:27

Kështu ka thënë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, rrjedhja e sigurtë e mallrave dhe shërbimeve i hap rrugë stabilitetit në Kosovë dhe Serbi.

”Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”,  ka shkruar ajo. /Lajmi.net/