DASh deklarohet pas zhvillimeve në veri: Aksioni i sotëm do të ndikojë në raportet bilaterale Kosovë – ShBA

Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar pas zhvillimeve të ditës në veri të vendit. Përmes një komunikate, ata kanë qenë goxha të ashpër, duke thënë se Kosova ndërmori veprime në kundërshtim me këshillat e evropianëve dhe amerikanëve, përcjell lajmi.net. Sipas tyre, këto veprime do të ndikojnë në raportet bilaterale Kosovë – ShBA. “Shtetet e Bashkuara…

Lajme

26/05/2023 20:01

Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar pas zhvillimeve të ditës në veri të vendit.

Përmes një komunikate, ata kanë qenë goxha të ashpër, duke thënë se Kosova ndërmori veprime në kundërshtim me këshillat e evropianëve dhe amerikanëve, përcjell lajmi.net.

Sipas tyre, këto veprime do të ndikojnë në raportet bilaterale Kosovë – ShBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit.