Darmian: Interi nuk mund të festojë ende

Matteo Darmian ka thënë se Interi akoma nuk mund të festojë pa e fituar matematikisht Scudetton.

Sport

08/04/2021 13:46

Interi siguroi fitoren e tyre të 10-të radhazi me një sukses 2-1 ndaj Sassuolo të mërkurën, kur Darmian u detyrua të luante në treshen e mbrojtjes për shkak të mungesës së Alessandro Bastoni, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi një grup i mirë dhe e tregojmë këtë çdo javë. Unë gjithmonë e kam bërë veten të disponueshëm dhe gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim në çdo rol që më ofrohet”, ka thënë lojtari.

“Fitimi i këtyre ndeshjeve, vuajtjet, ndihmojnë shumë,” tha ai. “Ne kemi një avantazh të rëndësishëm, por Scudetto nuk është ende në ‘xhepat tanë’ dhe ne duhet ta fitojmë atë matematikisht për të festuar”.

“Ne do të vazhdojmë të hyjmë në fushë për të fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, nuk mund të festojmë derisa të jetë e jona”.

Inter është në vendin e parë me 71 pikë pas 29 ndeshjeve dhe ka 11 pikë më shumë sesa përcjellësi më i afërt, AC Milan./Lajmi.net/