“Dardania” mbetet pa ujë të pijshëm, ujësjellësi fajëson Termokos-in

Një pjesë e lagjes" Dardania" në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm.

Lajme

17/08/2019 10:42

Këtë e kanë bërë të ditur nga Ujësjelësi Rajonal i Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Arsyeja e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, sërish vie nga dëmtimi i infrastrukturës tonë nga institucione të tjera”, thuhet në njoftim.

Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes.

Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike!. /Lajmi.net/