“Dardanët” vazhduan sot edhe me stërvitjen e radhës

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024, njofton faqja zyrtare e FFK-së. Për dallim nga dita e djeshme kur në stërvitje ishin të pranishëm vetëm 11 futbollistë, kësaj radhe përzgjedhësi Alain Giresse pati në dispozicion të gjithë futbollistët e…

Sport

21/03/2023 16:38

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Për dallim nga dita e djeshme kur në stërvitje ishin të pranishëm vetëm 11 futbollistë, kësaj radhe përzgjedhësi Alain Giresse pati në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar, me ç’rast shpalosi pikëpamjet e tij dhe skemat e lojës për ndeshjen e parë kundër Izraelit.

Dëshira për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues vërehet tek secili prej futbollistëve dhe anëtarëve tjerë të ekipit kombëtar.

Ata nuk mund ta fshehin entuziazmin e tyre për të përfaqësuar me dinjitet kombin e tyre në fushën e gjelbër dhe për t’i bërë krenarë tifozët dardanë./Lajmi.net/