‘Dardanët’ urojnë gjithë shqiptarët në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Tifo grupi i Përfaqësueses së Kosovës ‘Dardanët’, kanë uruar gjithë shqiptarët për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Sport

16/02/2018 22:37

Kosova, nesër (e shtunë) feston 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Urimi i ‘Dardanëve’:

10 vjet shtet !

Kosovë, qytetarë të Kosovës, shqiptarë kudo që jeni; urime dita e Pavarësisë së Kosovës!

17 shkurti shënon 10 vjetorin e pavarsisë së shtetit tonë, e cila erdhi si angazhim dhe sakrificë shekullore, shumë gjenerata e shumë njerzë kanë flijuar vetëvetën për lirinë e Kosoves dhe pavarësinë e saj. Kjo u arrit me gjakun e dëshmorëve, vuajtje të shumta, përndjekje, dëbime dhe sakrificë të shqiptarëve nga katër anët e botes, por edhe me ndihmen e Zotit dhe të miqve të Kosovës.

Ne grupi i tifozëve të Kosovës, do të vazhdojmë të përkrahim shtetin tonë, në të gjitha evinimentet sportive ku përfaqësohet shteti ynë, ashtu siç e kemi bërë deri tani.

Urojmë dhe shpresojmë që vitet që kaluan të jenë mësim për të ardhmën, e vitet që do të vijnë të jenë më të mira për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Pasi Sporti është pasqyra më e mirë ndërkombëtare për shtetin tonë, shpresojmë që tani e tutje, t`i jepët një rëndësi më e madhe dhe mbështetje, sidomos në infrastrukurë, e cila ende nuk është në nivelin e duhur.

Urime Kosovë, urime Dardanë.

Me respekt,

DARDANËT